(VIDEO) 3 mrekullitë e Gashit

November 12
13:44
2016
Shkëlzen Gashi ka shënuar këtë vit disa prej golave më spektakolarë të Ligës Amerikane, MLS.
Së fundmi ai ndihmoi skuadrën e tij Colorado Rapid të kualifikohej në finale të playoff-it, pas golit të mrekullueshëm të shënuar ndaj LA Galaxy.
Por ky nuk ishte goli i tij i vetëm silur nga jashtë zone.
Në votimin e golave më të mirë të Ligës Amerikane, Gashi ka marrë shumicën e votave për golin më të bukur, atë të shënuar ndaj Vancouver.
Këtë sezon, deri tani Gashi ka shënuar 10 gola për Rapids, por për Kombëtaren Shqiptare ka munguar 2 ndeshjet e fundit dhe nuk dihet nëse do të luajë ose jo në sfidën e sotme përballë Izrarelit. /Blitz.al/
Ja 3 golat më të bukur të tij:
Komento