Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet skica e fshehtë e Leonardo Da Vinçit, del në ankand për 15.8 milionë dollarë

Zbulohet skica e fshehtë e Leonardo Da Vinçit, del në ankand për 15.8 milionë dollarë
December 13
14:13 2016

Një skicë e panjohur e Leonardo Da Vinçit doli në ankand nga një mjek në pension dhe u vlerësua me shifrën prej 15.8 milionë dollarësh.

Sipas shtëpisë së ankandeve  “Tajan”, ky vizatim është cilësuar si një zbulim i jashtëzakonshëm, madje kanë thënë se  ky skicim është diçka e re e zbuluar nga Da Vinçi gjatë 15 viteve.

Kjo skicë u zbulua pasi në “Tajan” u dërguan 14 vizatime pa kornizë për t’u vlerësuar dhe drejtori i saj zbuloi se ishte një vizatim i shek. XVI dhe për këtë arsye kërkoi mendim nga një tjetër ekspert.

Eksperti Bambach  ka treguar se vizatimi është bërë nga një artist mëngjarash dhe gjithashtu ka gjetur dy vizatime të vogla shkencore në anën e pasme të fletës.  Sipas tij, skica është krijuar nga Da Vinçi dhe në të është vizatuar Shën Sebastiani i lidhur në një pemë. Shënimet pas fletës lidhen me diagramet rreth dritës dhe hijes. Vizatimi është bërë në mes të viteve 1482 dhe 1485 kur Da Vinçi ishte në Milano./Blitz.al/

_92948334_davinci2

 

Shperndaje