Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I dhunuari në urban paska qenë shoferi, arsyeja?

I dhunuari në urban paska qenë shoferi, arsyeja?
November 12
18:29 2019

Një video publikuar fillimisht nga JOQ Albania tregonte qartë nje sherr të ndodhur ditën e sotme në një prej linjave të urbaneve në Tiranë.

Në video shihej një djalë teksa gjuante pa ndalim me grushta dikë tjetër, por pa bërë të ditur përse ndodhi i gjithë ky sherr që degradoi në dhunë fizike. Po sipas të njejtit burim, arsyeja ka qenë vjedhja e një portofoli.

I dhunuari është shoferi i autobusit ndërsa dhunuesi është një pasagjer. Vjedhja e portofolit të një vajze në urban ka bërë që të mbyllen dyert e këtij të fundit, pasi pasagjerja njoftoi faturinon dhe shoferin. Ky fakt ka irrituar njërin prej pasagjerëve duke bërë të gozhdojë me grushta shoferin.

Share