Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulo se si duke festuar mund të bësh një fëmijë të lumtur

Zbulo se si duke festuar mund të bësh një fëmijë të lumtur
December 09
18:34 2016

Festat e fundvitit po afrojnë dhe meqenëse këto festa janë gëzimi më i madh i fëmijëve, këshilli studentor, në bashkëpunim me Civils In Action – C.I.A dhe me mbështetjen e Blitz.al organizojnë mbrëmjen për bamirësi në kuadër të eventit  #ëmbëlsirapërbamirësi.

Në datë 14 dhjetor organizohet mbrëmja e bamirësisë në Lollipop Club Tirana. Për të gjithë të pranishmit hyrja dhe një pije janë falas.

Por nuk mbaron këtu… Të gjithë të ardhurat nga kjo mbrëmje do të shkojnë në llogari të eventit #ëmbëlsirapërbamirësi.

Bëhuni pjesë e kësaj mbrëmjeje duke dhënë kontributin tuaj. Mos mungoni, ftoni shokë e shoqe dhe ju presim të gjithëve së bashku të mërkurën, ora 22:30, në Lollipop Club Tirana./Blitz.al/

Komento
Shperndaje