Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau 77 njerëz, sot kërkon që në burg kafeja t’i shërbehet e ngrohtë

Vrau 77 njerëz, sot kërkon që në burg kafeja t’i shërbehet e ngrohtë
March 16
19:13 2016

Me siguri ju kujtohet ngjarja e 22 korrikut 2011 në Norvegji, kur një person i quajtur Anders Breivik vrau plot 77 persona.
Terroristi i njohur se shkaktoi masakrën më të madhe në Norvegji pas Luftës së Dytë Botërore, ka hapur një çështje për mosrespektimin e të drejtave të njeriut ndaj tij gjatë kohës që kalon në qeli.

Ai është ankuar shpesh për shërbimin që i bëhet kur mbahet në izolim, pasi shpesh kafeja i shërbehet e ftohtë, si dhe nuk e lejojnë të përdorë kremra hidratues për lëkurën.

E çuditshme, apo jo? Shërbime këto që vetëm në Norvegji mund të t’i ofrojnë, pavarësisht se u ke marrë jetën 77 njerëzve të pafajshëm.

Gjatë kohës që është në burg, i vetmi person të cilit i është lejuar ta takojë është nëna e tij, në vitin 2013, pak para se të vdiste.

Në videon më poshtë do të shihni daljen e tij në gjyq dhe mënyrën naziste të përshëndetjes, që shkaktoi shumë debate anembanë botës:

Komento
Shperndaje