Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrapuesi 85-vjeçar që çuditi shkencëtarët

Vrapuesi 85-vjeçar që çuditi shkencëtarët
December 29
15:49 2016

Ai është 85-vjeç quhet Ed Whitlock dhe jeton në Kanada.  Në pamje të parë mund të duket si një i moshuar i zakonshëm, por në fakt nuk është aspak i tillë.

Vetëm 2 muaj më parë ai ka përshkruar me vrap maratonën e Torontos prej 26.2 miljesh në një kohë prej 3 orë e 56 minuta, duke u bërë kështu personi më i vjetër në botë, që përshkon një distancë kaq të madhe për një kohë kaq të shkurtër.

Whitlock është kthyer edhe në një rast studimor për shkencëtarët, për të studiuar mundësitë e trupit për aktivitetin fizik me kalimin e moshës.

Dr. Michael Joyner, që e ka studiuar si rast është shprehur se Ed i shfrytëzon maksimalisht kapacitetet e trupit për moshën që ka, duke dhënë idenë se është disa vjet më i ri. Gjithashtu ai ka një shpërndarje të oksigjenit në rend të lartë, duke e bërë të ndihet i freskët gjatë gjithë kohës.

/Blitz.al/

Shperndaje