Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Lakuriq në metro kthehet sërish

(VIDEO) Lakuriq në metro kthehet sërish
January 07
13:57 2017

Për të gjashtin vit radhazi në Berlin do të organizohet “Udhëtimi në metro pa pantallona” në datën 8 janar.

Në temperatura nën zero pritet që çdo person që do të marrë pjesë në të do të zhvishet nga mesi e poshtë pa pantallona për të udhëtuar në metro.

Rregullat për të marrë pjesë në të janë shumë të thjeshta.

Duhet të zhvishesh nga mesi e poshtë pa pantallona, duhet të bësh sikur nuk po ndodh asgjë, si një rutinë normale.

Kjo praktikë ka nisur disa vite më parë me synimin për të bërë gjithkënd të reflektojë për ndarjet sociale apo mosparagjykimin për veshjet e gjithsecilit.

Këshillat për pjesëmarrësit janë të marrin një çantë ku të futë pantallonat gjatë udhëtimit, të sjellin diçka për të lexuar në mënyrë që të duken indiferentë ndaj asaj që po bëjnë, si dhe të mos sjellin as kamera për të filmuar.

E njëjta nismë pritet të bëhet edhe në Londër, Milano, Bukuresht, Berlin dhe Mexico City.  /Blitz.al/

 

lak-1

lak-3

lak-2

lak-4

lak-5

Komento
Shperndaje