(VIDEO) I propozon të dashurës pranë ujëvarës, por gjithçka shkon keq

January 05
13:51
2017
Një i ri i ka propozuar të dashurën e tij pranë një ujëvare, por diçka ka shkuar tmerrësisht keq.
Isaiah Adams propozoi të dashurën Grace dhe ai që duket si një propozim perfekt në fillim përfundon në tmerr, pasi vajzës i ka rënë unaza nga dora në momentin që po e vendoste në gishtin e saj.
“Në fillim po qaja nga gëzimi, por më pas po qaja edhe nga frika në të njëjtën kohë. Ktheva kokën dhe fytyra e tij ishte totalisht e shokuar”,- tha Grace.
Unaza pasi ra në ujë nuk u gjet më kurrë, por gjithsesi dasma do të bëhet.
Të paktën çifti ka akoma dashurinë për njëri-tjetrin, edhe pse Adams u detyrua të flakte në ujë rrogën e dy muajve. /Blitz.al/