Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Historia shokuese e gruas shqiptare që iu bashkua ISIS-it bashkë me djalin 6 vjeç

April 18
11:05 2016

Në kohën kur lufta kundër terrorizmit vazhdon përkundër rekrutimeve për t’iu bashkuar ISIS-it, një histori e pazakontë, e cila daton rreth dy vjet më parë, vijon edhe sot. Bëhet fjalë për një shtetase shqiptare, Valbona Berisha, e cila bashkë me djalin 6-vjeçar Alvin, ka braktisur bashkëshortin dhe dy vajzat për t’iu bashkuar ISIS-iy në Siri.

Më 12 dhjetor 2014, ajo është nisur nga aeroporti i Bergamos bashkë me të miturin, i cili ende nuk e dinte çfarë e priste. Ka qenë kryefamiljari , Afrim Berisha, ai që ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme në “Italia Uno”.

Një familje shqiptare, e integruar prej 20 vitesh në provincën e Leccos në Itali, nisi të përçahej kur gruaja myslimane, por jo praktikuese, vendosi të lexojë Kuranin, të mbante shaminë e më pas të arratisej me të birin drejt Sirisë.

Vlejnë për t’u theksuar disa detaje që e bëjnë edhe më dramatike këtë ngjarje. Gjatë gjithë periudhës së rekrutimit, Valbona Berisha mësohet se mbante si foto profili në Skype flamurin e ISIS-it, mbante kontakte të vazhdueshme me një shtetas kosovar, i njohur nga policia ndërkombëtare, i cili e kishte ndihmuar dhe siguruar biletën e udhëtimit. Veç këtyre, në celularin e saj u gjetën foto të terroristit famëkeq të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam dhe të dhjetëra luftëtarëve të tjerë të Shtetit Islamik.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook nga “Feja e Shqiptarit është Europa”, marrë nga emisioni “Le iene” në “Italia Uno”, bashkëshorti dhe babai i dëshpëruar, shpjegon se si bashkë me familjarët arritën të zbulojnë vendndodhjen e  Valbonës e për vendosjen e kontakteve me të përmes Skype-it. Biseda të shkurtra ku gruaja u shmangej pyetjeve rreth këtij veprimi, pak momente kur shihte të birin, ishte gjithçka që i kishte mbetur Afrimit nga ata të dy.

“Mësuam se ajo ndodhej në Albab të Sirisë, rreth 30 km larg Aleppos, zonë e kontrolluar nga ISIS. Kam folur pak a shumë një minutë me Alvin dhe më thoshte: “Babi, hajde më merr se vijnë avionë dhe hedhin bomba dhe thyhen dritaret”. Më pas qante. Vendosa të nisesha drejt Turqisë, shikoja telefonin që lëvizte nga Albab drejt zonave përreth, çka më tregonte për vendqëndrimin e atyre të dyve. I shkrova Valbonës dhe i kërkova që t’i afrohej kufirit, por ajo më tha: “Kthehu andej nga ke ardhur, tashmë unë do qëndroj këtu”. Mësova se djalit i kishin ndryshuar emrin, nga Alvin në Yosuf dhe kishte nisur të frekuentonte xhaminë”,- është shprehur ndër të tjera Afrim Berisha.

Ai ka shpjeguar për gazetarin se prej një viti nuk ka dëgjuar më asgjë për bashkëshorten dhe të birin, çka do të thotë se ose nuk kanë më telefon ose kanë gjetur vdekjen gjatë bombardimeve.

 

Etiketimet
Shperndaje