Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vështirësia e punës në një mjedis të përbashkët

Vështirësia e punës në një mjedis të përbashkët
November 29
15:23 2016

A e keni bezdi të punoni në një ambient të përbashkët me shumë persona të tjerë?

Jo të gjitha profesionet janë të tilla, por në disa prej tyre duhet të punosh jo në zyrë më vete, por në mjedis të përbashkët.  Marketingu, “call center”-at, gazetarët në newsroom etj. janë disa prej atyre që e kuptojnë më së miri këtë shkrim.

Sipas një studimi në SHBA, 70% e kompanive punojnë me mjedise të hapura, sepse mendohet se kështu njerëzit janë më produktivë. Por janë disa shqetësime të tjera për gjithsecilin, si zhurmat që shkaktohen, bisedat që mund të të shpërqendrojnë nga puna që je duke kryer. Pra mungon privatësia.

Vështirësia më e madhe për të punuar në këto vende pune është për ata persona që duan më tepër privatësi, por nëse e kërkoni këtë, Amerika nuk është tregu i duhur.

Në Shqipëri, sidoqoftë, pjesa dërrmuese e kompanive ofrojnë zyra me 2-3 persona, edhe pse vitet e fundit është më tepër në modë zyra e madhe me punonjës në kontakt të hapur me njëri-tjetrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje