Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më pëlqen shumë seksi, por kjo s’më bën kurvë!

Më pëlqen shumë seksi, por kjo s’më bën kurvë!
April 16
09:30 2016

Kam qenë e tërhequr nga seksi për një kohë shumë të gjatë, aq sa nuk e mbaj mend. Mbaj mend nga vitet e adoleshencës që isha e tërhequr ndaj temave që flisnin mbi marrëdhëniet seksuale, gjë që më mësoi shumë gjëra. Kjo falë edhe prindërve të mi, të cilët nuk kishin problem asnjë temë bisede me mua.

Duke filluar nga bletët, zogjtë e deri te masturbimi i parë, të gjitha i bisedoja me prindërit, por deri në atë periudhë seksi për mua ishte thjesht një fjalë apo një fërkim. Por kur nisa të bëja seks për herë të parë në universitet, nuk mund të ndaloja më dhe, sipas të dashurit tim të parë, unë isha e pangopur.

Gjithçka që kam mësuar kur isha në moshë të re, rreth meshkujve dhe seksit, më krijoi idenë se pamjaftueshmëria ime në seks ishte diçka e tmerrshme dhe se janë meshkujt ata që duhet të jenë të tërhequr nga marrëdhëniet seksuale. Nga mendimi se meshkujve u vjen në mendje për seks çdo 7 sekonda e deri te fakti që ekziston një industri e tërë pornografike që synim kryesor ka argëtimin e burrave, unë isha e mendimit se epshi im ishte dicvka e gabuar. Kjo deri në momentin që  lexova shprehjen e Amy Schumer: “Ji e aftë të ‘kapësh’ një penis në çdo moment që ti do”.

Përveç faktit se sa më shumë eksperienca fitoja, aq më shumë gjëra mësoja, unë arrita në konkluzionin se meshkujt nuk mendonin për seksin tërë kohës. Këtë arrita ta mësoja kur të dashurit e mi fillonin të më refuzonin. “Fiksimi” im pas marrëdhënieve nuk përputhej me “fiksimin” e tyre. Ata donin seks vetëm kur dëshira e tyre e kërkonte, gjë që nuk ndodhte aq shpesh sa tek unë.

Pas një bisede deri në orët e vona me një vajzë tjetër, kuptova që nuk isha e vetmja që ndihesha në këtë mënyrë. Këtu kuptova që pëlqimi që kisha mbi marrëdhëniet seksuale nuk ishte diçka për t’u pasur turp, por përkundrazi është diçka, të cilën duhej ta pranoja.  Dhe e pranova! Gjithashtu rrëzova mitin që ekzistonte tek unë se burrat ishin më të tërhequr nga seksi se femrat, duke kuptuar se kjo gjë nuk varet as nga gjinia, as nga preferencat e as nga eksperiencat. Ashtu si unë ka plot femra, të cilave u pëlqen seksi, ashtu siç ka meshkuj të cilët mjaftohen edhe me seks një herë në muaj.

Unë e rrëzova këtë mit, por ka njerëz atje jashtë që jetojnë me këtë mit në mendjen e tyre. Kjo gjë më bën të mendoj: Pse ekziston një mendim i tillë? Pse vazhdon të jetojë? Pse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar? Dhe pse ato vajza që janë si unë dhe kanë të njëjtën dëshirë si unë quhen kurva?

 

Komento
Shperndaje