Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dola vetëm dhe më bënë kurvë!

Dola vetëm dhe më bënë kurvë!
March 28
15:51 2016

 

Kisha kaluar një javë të zhurmshme dhe të lodhshme. E premte mbrëma… Vendosa të vishja fustanin tim të preferuar, i cili edhe pse modest më tregon linjat e trupit.
U vesha dhe bëra grimin e zakonshëm. Teksa po rregulloja flokët mendova:  “Sonte do të dal vetëm. Po, vetëm. Kam nevojë të mendoj e të qetësohem nuk dua shoqëri. Dua thjesht të pi një gotë! Shkova në barin ku shkoja gjithmonë. U ula në banak dhe porosita pijen time të zakonshme “Dirty – Martini”, e cila m’u shoqërua me një shots ofruar nga banakieri që e piva rrëmbimthi duke i trokitur gotat me njëri- tjetrin. Kisha humbur në tymin e cigares dhe gotës time dhe po mendoja për të gjithë javën që kisha lënë pas.
Përmendem nga një hije e turbullt e një mashkulli trupmadh që po afrohej drejt banakut. Ndeza një tjetër cigare dhe po shijoja përsëri atmosferën. Djali hyri në bisedë me banakierin dhe me disa vështrime vjedhurazi drejt meje filloi t’i tregonte atij bëmat dhe pushimet luksoze në Ibiza, por përtej banakut djali që shërbente linte të kuptohej që nuk i interesonte dhe aq biseda e trupmadhit.
Edhe pse nuk njiheshim, përveç vështrimeve filloi të hidhte fjalë ngacmuese drejt meje. Ndoshta pa vetëdije unë po i jepja vëmendje, gjithsesi u përmbajta dhe nuk reagova. E pse jo, duke bërë edhe pak interesanten…
Papritur trupmadhi më drejtohet dhe me një vështrim nga koka te këmbët më pyet: “Zogu, sa do për një natë? Mos bëj sikur nuk do…”
Shtanga… I hodha një vështrim vetes, fustani ishte ngritur mbi gjunjë. Fundja është normale të ngrihet kur je ulur në stolat e lartë të banakut, por gjithsesi nuk m’u duk vetja aq provokuese…
U ktheva te gota ime, tërhoqa shkopin bashkë me ullirin dhe ktheva me fund Martinin që më kishte mbetur. U drejtova nga trupmadhi, ndërkohë që ullirin bashkë me shkopin e mbaja ndër dhëmbë. E kapa lehtë me të dyja duart nga jaka e këmishës dhe e afrova drejt vetes. Ai tashmë kishte filluar të eksitohej dhe po gëlltitej herë pas here. Afrova buzët te veshi i tij dhe i pëshpërita: “Po vdes të të jap diçka, por falas…”
Teksa largohesha nga lokali shumë njerëz po shikonin djalin trupmadh që kishte mbetur në banak bashkë me shkopin e ullirit të cilin ia kisha lënë në dorë,  falas!

Etiketimet
Shperndaje