Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trashëgon shtëpinë, gjen në të 100 kile ar

Trashëgon shtëpinë, gjen në të 100 kile ar
November 23
10:19 2016

Një francez ka përjetuar një ëndërr në realitet. Ka trashëguar një shtëpi në Normandi të Francës dhe nuk u ka besuar syve kur ka gjetur brenda saj 100 kile ar të fshehura.

Pasuria ishte e fshehur e shpërndarë në disa vende përqark shtëpisë, në dysheme, brenda mobilieve etj.

I gjithë ari ka një vlerë prej më tepër se 3.5 milionë € dhe është në disa forma të ndryshme, me pllaka ari dhe monedha.

Në bazë të letrave shoqëruese të pasurisë, ari është përfituar legalisht në vitet ’50-’60 të shekullit të kaluar nga Nicolas Fierfort.

Por lajmi ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta për trashëgimtarin, pasi shteti francez do t’i mbajë 45% taksë të vlerës totale të arit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje