Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shqetësuar për Snapchat! Aplikacioni mund të bëhet i rrezikshëm për çdo përdorues

Të shqetësuar për Snapchat! Aplikacioni mund të bëhet i rrezikshëm për çdo përdorues
July 07
10:10 2017

Snapchat ka lançuar së fundmi një opsion të ri të quajtur SnapMap dhe disa njerëz janë të shqetësuar për privatësinë e tyre.

Por si funksionon?

Mjafton të futesh në Snapchat dhe SnapMap për të parë se ku ndodhen miqtë tuaj, madje në mënyrë të detajuar.

Aty mund të shohësh dhe vendndodhjen ekzakte të çdo individi nëse janë në shtëpi, në punë, duke hipur në avion apo diku tjetër.

Aktorja Nadia Savalha është shprehur: “Kjo është shumë e rrezikshme. Nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët, por unë them se kjo është shumë e rrezikshme. Ata thanë se ky opsion u krijua për të dashurit për të kontrolluar nëse partnerët e tyre po i tradhtonin apo jo, por me këtë opsion kanë shkuar shumë larg”.

Vajza e saj ka treguar se si arrin të shohë një mikeshën e saj në Florida nëse është ulur në krevat apo është në këmbë në momentin kur e kontrollon.

Shumë prindër janë shqetësuar për këtë program.

Megjithatë është e lehtë të zhdukesh nga harta ku mund të të kontrollojnë. Mjaft të shtypësh opsionin “i padukshëm” brenda programit dhe askush nuk mund të të kontrollojë se ku je.

“Snapchat kujdeset për privatësinë e përdoruesve të vet. Çdokush mund të vendosë nëse dëshiron ta bëjë publike vendndodhjen e tij apo jo”,- kanë thënë programuesit e këtij aplikacioni.

Megjithatë kjo është kundërshtuar në formë të hapur nga qindra qytetarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje