Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studenti: Nëse kjo është liria, atëherë nuk e dua këtë liri

April 08
16:04 2016

Një student i revoltuar nga situata aktuale në vend ka shprehur, në emisionin “Top Show” me temë “Të varfër vs të pasur”, irritimin e tij lidhur me mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj popullit. Shkurtimisht, ai thotë se pavarësisht lirive që demokracia të ofron, njerëzit nuk munden dot t’u gëzohen atyre.

“Sa i përket raportit midis lirisë dhe kapitalizmit, sot lirinë, ndryshe nga vitet ’90, e kemi por s’na hyn në punë. Kemi lirinë të shkojmë në shkollë, por s’kemi lekë të paguajmë tarifat; kemi lirinë të kërkojmë punë, por nuk shkojmë më larg se call center, kamarierllëku apo rrobaqepësia. Kemi lirinë të shkojmë në spital, por spitali publik nuk ka ilaçe. Kemi lirinë të organizohemi në sindikata, por shteti të tradhton, pronari të përzë dhe burri në shtëpi të rreh. Kemi lirinë të zgjedhim mes shumë partive, por demokracia në Shqipëri ka përfunduar… të zgjedhësh një herë në katër vjet një tufë hajdutësh, të kamur që nuk kanë asnjë dallim nga njëri-tjetri. Nëse kjo është liria, atëherë nuk e dua këtë liri”, – është shprehur ai.

Bravo, te lumte goja. Situata e shimices se shqiptareve me dy fjale…

Posted by Olti Curri on Friday, 8 April 2016

Etiketimet
Shperndaje