Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pyetja që kjo vogëlushe i ka bërë Hillary Clinton-it po bën xhiron e internetit

(Video) Pyetja që kjo vogëlushe i ka bërë Hillary Clinton-it po bën xhiron e internetit
July 28
12:40 2016

Në një takim që Hillary Clinton ka zhvilluar me disa banorë të një zone elektorale në Amerikë, një vajzë e vogël ka kërkuar mikrofonin për ti bërë kandidates për presidente një pyetje. Menjëherë Hillary i është afruar asaj dhe i ka dhënë mikrofonin. Teksa heshtja ka rënë në sallë për të dëgjuar pyetjen e vogëlushes ajo nisi të thotë: “Mendon se po të bëhesh presidente e SHBA-ve do të paguhesh aq sa do të paguhej një president mashkull?”

Pas pyetjes ka pasur brohoritje të shumta dhe Hillary e buzëqeshur i është kthyer se fatmirësisht të qenurit presidente është një profesion që paguhesh njëlloj edhe nëse je femër edhe nëse je mashkull. Por duke kaluar tek prononcimet elektorale, ajo ka treguar se ajo vetë do të punojë intensivisht që çdo femër e SHBA-ve të paguhet njëlloj si çdo mashkull, pavarësisht profesionit. /Blitz.al/

Shperndaje