Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Prindërit provojnë ushqimin që u jepet fëmijëve në shkolla. Ndiqni reagimin!

April 08
10:10 2016

Jo rrallë herë fëmijët ankohen se nuk dëshirojnë ta konsumojnë ushqimin që u serviret në mensat e shkollave të tyre përkatëse, sepse ky i fundit nuk i plotëson aspak dëshirat e tyre, madje drekat e përgatitura në shkolla, sipas tyre, janë të bëra pa kujdes dhe nuk janë të shëndetshme siç pretendohet.

Megjithatë, në shumicën e rasteve prindërit mendojnë se këto ankesa të fëmijëve të tyre janë thjesht llastime të zakonshme apo pretekste për të ngrënë drekë në McDonalds apo fast food-e të ngjashme. Gjithashtu është i njohur edhe fakti që mensat e shkollave konsiderohen si të dala jashtë mode dhe shpesh fëmijët e evitojnë të ngrënit atje për t’u dukur më “cool”.

Për t’i dhënë fund kësaj dileme, në këtë video shfaqen tre prindër të cilëve u serviret pikërisht e njëjta drekë si fëmijëve në shkollë. Pasi përfundojnë ushqimet që u jepen, prindërit dalin vërtet të zhgënjyer dhe thonë se nuk e prisnin që drekat nëpër mensat e shkollave të ishin në gjendje kaq të keqe. Ata thonë gjithashtu se duhet bërë një përpjekje e përbashkët për t’i bërë mensat e shkollave vende më të dashura për fëmijët, duke u servirur këtyre të fundit ushqime të shëndetshme, të mira por edhe të rregulluara estetikisht.

Etiketimet
Shperndaje