Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kjo grua bën kërcimin ‘twerk’ me një fëmijë, akuzohet për pedofili

(Video) Kjo grua bën kërcimin ‘twerk’ me një fëmijë, akuzohet për pedofili
July 19
09:52 2016

Një femër në Brazil është akuzuar për pedofili pasi një video e saj teksa bënte kërcimin ‘twerking’ së bashku me një fëmijë të vogël u përhap duke u kthyer në virale në Facebook. Kjo video e shkurtër ku duket se një grua është duke u argëtuar dhe duke bërë shaka me fëmijën, është filmuar në Rio de Janerio përpara se të postohej në rrjete sociale.

Nuk dihet ende nëse ajo është nëna e fëmijës po ky i fundit duket vërtet i emocionuar. Duke marrë shkasë nga kjo ndjekësit në rrjete sociale kanë thënë se ky është një veprim pedofilie dhe duhet të merret seriozisht nga policia e vendit.

Deri më tani kjo video ka arritur rreth 1 milion shikime dhe me qindra komente. Megjithatë edhe pse pati shumë kritika ka edhe nga ata të cilët mendojnë se kjo ishte thjesht një video argëtuese dhe gruaja nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër ndaj fëmijës së vogël.

Më poshtë ndiqni video-n e plotë dhe krijoni edhe ju mendimin tuaj nëse mund të quhet pedofili apo thjesht një kërcim argëtues.

Komento
Shperndaje