Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Habit artistja! Lejon meshkujt t’i prekin pjesët intime për të mbrojtur një kauzë të madhe

(Video) Habit artistja! Lejon meshkujt t’i prekin pjesët intime për të mbrojtur një kauzë të madhe
November 23
12:09 2016

Një artiste nga Zvicra, Milo Moire, ka bërë një performancë publike që shumë e kanë konsideruar jo të përshtatshme në disa qytete të Europës. Duke vendosur një kuti me pasqyra një herë në pjesën e gjoksit dhe një herë në pjesën e vaginës, artistja me megafon ka ftuar të gjithë ata që dëshironin t’i preknin asaj pjesët intime për 30 sekonda.

Kanë qenë të shumtë ata që janë afruar të prekin artisten edhe pse në fakt nuk ia kishin fort idenë se për çfarë po e bënin këtë.

Më pas, me anë të një studimi të detajuar, vetë Moire ka treguar se ajo e ka bërë këtë për kauzën e seksualitetit të femrave. Sipas saj, femra duhet të ketë forcën që të përdoret seksualisht vetëm atëherë kur ajo dëshiron dhe e ka të gjithë potencialin ta bëjë këtë.

Në fakt, edhe pse në kuadrin e një eksperimenti, artistja u mbajt 24 orë në burg për shfaqje seksuale, por më pas kur shpjegoi arsyet dhe motivet e këtij veprimi u la e lirë.

Historia e saj po bën xhiron e rrjetit dhe disa mendojnë se ishte vulgare, ndërkohë që të tjerë mendojnë se ajo ka qenë një gjetje.

Më poshtë shihni videon e plotë:

Komento
Shperndaje