Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Fjalët prekëse të sportistes siriane që rrezikoi të mbytej e tani është pretendente për medalje në Rio

(Video) Fjalët prekëse të sportistes siriane që rrezikoi të mbytej e tani është pretendente për medalje në Rio
August 06
11:35 2016

Në përgjithësi, çdo sportist që merr pjesë në Lojërat Olimpike ka një histori mjaft interesante deri në momentin që bëhet pjesë e skuadrës olimpike, por historia e vajzës siriane, Yusra Mardini, është një ndër më të pabesueshmet.

Mardini ndodhet në Rio, si pjesë e skuadrës prej 10 personash që janë zgjedhur nga gjithë refugjatët e talentuar për të bërë skuadrën e tyre në këtë event të madh të sportit.

Kur sportistja ka qenë duke udhëtuar nga Siria për në Gjermani, ajo dhe motra e saj kanë shpëtuar mbi 20 njerëz, duke shtyrë varkat deri në breg. Ajo dhe motra e saj, me anë të notit, kanë bërë të mundur që për 3 orë radhazi ta tërheqin varkën që po mbytej, ndërkohë që shumica e sirianëve që gjendeshin në varkë nuk dinin not.

“Është shumë e çuditshme të jesh notare në Rio, ndërkohë që mendoj se për pak sa nuk vdiqa pikërisht nga uji. Mbaj mend që duhej të hiqesha sikur isha e qetë dhe kisha situatën nën kontroll kur varka po mbytej sepse aty kishte fëmijë të vegjël të cilët mund të trembeshin…”, – tha 18-vjeçarja gjatë kohës që po përgatitet për garën e saj të parë.

Ajo do të garojë në sportin e notit, ndërkohë që kritikët e sportit kanë thënë se vajza ka mjaft potencial dhe mund të jetë një pretendente për të fituar medalje.  /Blitz.al/

 

Shperndaje