Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Drithëruese! Mënyra se si u flisni fëmijëve tuaj thotë shumë për të ardhmet e tyre

(Video) Drithëruese! Mënyra se si u flisni fëmijëve tuaj thotë shumë për të ardhmet e tyre
August 19
12:27 2016

Shkolla “Atlanta Speech” ka realizuar një video për të sensibilizuar të gjithë të rriturit (prindër, mësues etj.) për mënyrën se si u flasin fëmijëve. Në fillim të videos shfaqet një fëmijë, i cili flet me mirësjellje te shoferi i autobusit të shkollës, sekretarja, mësuesja e të gjithë të rriturit, por ata nuk i kthehen me të njëjtën sjellje, përkundrazi janë mjaft të nxehur, të mërzitur dhe të ashpër. Në këtë moment fëmija demoralizohet dhe humb shpresat për të qenë kreativ edhe në të ardhmen. Në pjesën e dytë të videos realizohen të njëjtat skena, por reagimi i të rriturve është shumë i mirë. Në këtë moment fëmija ndihet shumë i qetë, i frymëzuar dhe mjaft i lumtur.

Mesazhi i videos u drejtohet të gjithë të rriturve që të sillen e fëmijët në mënyrë të atillë që t’i qetësojnë ata dhe t’i bëjnë të besojnë për një të ardhme të mirë dhe jo të presin në mes shpresat e tyre.

Kjo video ka pasur mjaft reagime në rrjetet sociale. Disa prindër dhe mësues janë ofenduar, duke thënë se modeli i parë që paraqitet nuk është i vërtetë aspak, sepse mësuesit sillen mirë dhe përkushtohen ndaj fëmijëve. Ndërkohë që të tjerë kanë thënë se kjo video është mjaft frymëzuese dhe një “shuplakë” e duhur për të gjithë të rriturit, të cilët nuk e kuptojnë se sjellja e tyre ka një efekt të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve dhe mendimet e tyre. /Blitz.al/

Shperndaje