Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat që nuk veshin reçipeta a japin mesazh të gabuar?

Vajzat që nuk veshin reçipeta a japin mesazh të gabuar?
December 03
11:49 2016

Ka ndodhur disa herë, sidomos së fundmi, të shohim se personazhe publike shqiptare ose të huaja zgjedhin që të veshin bluza ku duket qartazi mungesa e reçipetave. Shpesh këto vajza përballen me lajme të tipit “thyejnë tabu”, “vendosin rregulla të reja”, ndërkohë që herë të tjera ato etiketohen me terma të tipit “vulgare” apo “kërkuese vëmendjeje”.

Një nga vajzat më të komentuara si “vajzat pa reçipeta” është Kendall Jenner, ndërkohë që edhe në Shqipëri kanë guxuar vajza të tjera, si p.sh. Roza Lati dhe Olta Gixhari.

14939508_10209215999129376_2553419973936584020_o

15272218_10206237036845213_216538725417358130_o

Por në të vërtetë këto vajza a japin një mesazh ndryshe dhe të keqkuptuar?

Ekspertja E. Jean ka një përgjigje. “Vajza, ju lutem, mjaft më me idenë e paragjykimeve! Ju do të paragjykoheni nëse veshjen apo zhveshjen tuaj do ta shoqëroni me një sjellje specifike që do të krijojë një mesazh të gabuar, por veshja apo zhveshja pa asnjë reagim apo sjellje ndryshe tuajën nuk do ta prishë aspak imazhin tuaj femëror apo dinjitetin që ju keni si person në shoqëri. E bukura, sensualja, artistikja, vlerësohet! Vlerësohet edhe nga meshkujt, edhe nga femrat. Nëse ju ndiheni rehat pa veshur reçipeta dhe gjoksi juaj duket bukur pa to, atëherë pse vazhdoni t’i vishni?” – është shprehur ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje