Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza që vdiq pas puthjes me të dashurin ka lënë një mesazh për të gjithë

Vajza që vdiq pas puthjes me të dashurin ka lënë një mesazh për të gjithë
June 10
15:29 2016

Familja e vajzës kanadeze, e cila vdiq fill pasi puthi të dashurin e saj, ka treguar arsyet e ngjarjes për televizionin e lajmeve CTV News. E ndjera Myriam Ducre-Lemay, e cila ishte vetëm 20 vjeçe, ka vuajtur që prej lindjes nga alergjia ndaj kikirikëve, por si pasojë e turpit dhe presionit social, ajo rrallë e rrëfente këtë problem. Siç kanë raportuar edhe prindërit e vajzës, djali, i cili ishte i dashuri i saj i ri, nuk kishte asnjë dijeni për alergjinë e Myriam-it, ndaj dhe ai kishte konsumuar kikirikë përpara se ta puthte atë.

Pas puthjes, vajza kishte ndier vështirësi në frymëmarrje dhe djali menjëherë ka telefonuar ambulancën. Megjithatë koha nuk mjaftoi që Myriam të shpëtonte duke kaluar një atak kardiak pasi arriti në spital. Për raste të tilla, të gjithë njerëzit që vuajnë nga një alergji prej një produkti ushqimor duhet të mbajnë gjithnjë me vete një ilaç të quajtur “Epipen”, i cili jep zgjidhje të shpejtë për të mos pasur pasoja fatale, megjithatë 20-vjeçarja nuk e kishte pasur me vete ilaçin në momentin e ngjarjes.

Dr. Christine Mçuster, e cila është edhe drejtoreshë në Departamentin e Alergjive, ka theksuar se mesazhi që duhet të marrin të gjithë pas vdekjes së Myriam është se asnjëherë nuk duhet të druhen për të treguar alergjitë e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për alergji ndaj disa produkteve ushqimore, si dhe më e rëndësishmja gjithnjë duhet të mbani me vete “Epipen”-in. Ajo  që duhet t’u thoni të tjerëve është: “Dëgjo, unë kam alergji në ushqim, kam një “Epipen” dhe nëse kam ndonjë problem, më ndihmo për ta përdorur këtë”.

Sidomos të rinjtë janë ata që i fshehin më së shumti këto alergji, ndaj prindërit dhe miqtë e afërt duhet t’i sensibilizojnë ndaj këtij rasti në mënyrë që të mos ketë ngjarje fatale të përsëritura, njësoj siç i ndodhi Myriam-it.

Komento
Shperndaje