Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thyehen rregullat në Emiratet e Bashkuara Arabe: “Arabë, udhëtoni pa veshjen karakteristike!”

Thyehen rregullat në Emiratet e Bashkuara Arabe: “Arabë, udhëtoni pa veshjen karakteristike!”
July 03
13:37 2016

Zyrtarët e lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë lajmëruar të gjithë qytetarët që kur të udhëtojnë jashtë vendit të mos veshin rrobat e tyre karakteristike me shaminë e bardhë. Shkak për këtë “thyerje” të rregullit të zakonshëm është bërë arrestimi i gabuar I një biznesmeni arab, I cili kishte veshur mbulesën karakteristike në një udhëtim pune në SHBA dhe një grua kishte njoftuar policinë duke denoncuar se arabi mund të ishtë një nga përfaqësuesit e ISIS.

Kjo ngjarje ka ndodhur në hotelin ku po qëndronte biznesmeni arab. Pasi policia e ka marrë menjëherë në rajon, është dalë në rezultatin se ai nuk kishte asnjë lidhje me ISIS, por gruaja që ka denoncuar është ngatërruar nga veshja dhe nga gjuha arabe që ka përdorur biznesmeni. Pas kësaj ngjareje, biznesmeni arab ka pasur disa komplikacione shëndetësore si pasojë e traumës dhe ka hapur një gjyq me autoritetet policore të SHBA.

Duke qenë se kjo ngjarje u bë vërtetë e madhe edhe në Emiratet e Bashkuara, Ministria e Jashtme ka lajmëruar të gjithë qytetarët: “Për të gjithë ata që do të udhëtojnë jashtë vendit, në mënyrë që të jenë të sigurtë dhe të mos ketë keqkuptime ne ju kërkojmë të mos mbathni veshjen karakteristike tonën, sidomos në vende publike” – ka përfunduar thirrja e ministrisë.

Shperndaje