Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të mbijetuarit e krimeve të urrejtjes”, një vajzë u mëson grave myslimane si të vetëmbrohen

“Të mbijetuarit e krimeve të urrejtjes”, një vajzë u mëson grave myslimane si të vetëmbrohen
November 24
11:12 2016

Një grua myslimane u mëson vetëmbrojtjen të gjitha grave  ndërkohë që sulmet ndaj figurës femërore vazhdojnë të shtohen.  Urrejtja kundër myslimanëve aktualisht është në nivelin më të lartë, sidomos pas zgjedhjeve në SHBA. Kjo është arsyeja pse një grua është duke u dhënë mësime vetëmbrojtjeje në rrjete sociale grave që veshin burka. Zaineb ‘Zee’ Abdulla, 24 vjeçe, është pjesë e një organizate jofitimprurëse me bazë në Çikago, e cila u vjen në ndihmë të gjithë grave, në veçanti atyre që kanë humbur dëgjimin apo janë me aftësi të kufizuara. Vetë Zee ka treguar se ajo ka qenë viktimë e urrejtjes.

“Unë kam përjetuar shumë gjëra dhe jam sulmuar disa herë në të shkuarën. Fillimisht në moshën 8-vjeçare. Si shumë gra myslimane  në fund kam grumbulluar zemërimin. Më kanë bërtitur, më kanë pështyrë dhe më kanë fyer shumë herë”,- është shprehur ajo.

Referuar situatës aktuale dhe rritjes së urrejtjes ndaj myslimanëve ajo vendosi të zhvillojë disa klasa mësimore bashkë me disa mësues të tjerë të arteve marciale.

“Kontrollova gjatë në internet dhe nuk gjeta ndonjë gjë interesante. Vendosa të kontaktoj miqtë e mi”,- ka treguar Zee.

Isho Ceko nga Chicago Mixed Martial Arts është njëri prej mësuesve, i cili të shtunën pas zgjedhjeve në SHBA regjistroi seancën e parë të trajnimit për të gjitha gratë pjesë e “Të mbijetuarve të krimeve të urrejtjes”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje