Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të jesh mama e vetme është e lodhshme, por mos harroni se fëmijët e ndiejnë dashurinë tuaj…

Të jesh mama e vetme është e lodhshme, por mos harroni se fëmijët e ndiejnë dashurinë tuaj…
July 11
13:59 2016

Të jesh prind do të thotë përgjegjësi, sidomos kur je divorcuar nga partneri dhe të duhet t’i bësh të gjitha gjërat vetëm. Një nënë ka rrëfyer se si është të rrisësh fëmijët e vetme, të kujdesesh për shtëpinë dhe gjithë nevojat e tyre:

Për të gjitha nënat e divorcuara, ja çfarë sheh fëmija juaj te ju.

“Muaji qershor ishte një katastrofë për mua. Isha e lumtur që po i thosha mirupafshim një muaji të tillë dhe të mirëprisja korrikun. Në itinerarin e një muaji, m’u desh të përballesha me shumë gjëra, pata probleme me dushin, makina u prish ndërkohë që po shkoja në ditëlindjen e tim biri. Jeta ime i ngjante një komedie të mbushur me gabime, përveç faktit që nuk po e gjeja një  moment në të cilin të më vinte për të qeshur.

Isha e stresuar rreth shpenzimeve, për të gjitha lodrat që duhej të blija  dhe takimet në kopshtin e fëmijëve. Isha e stresuar që po i bëja të gjitha vetë. Flokët e mi po merrnin një ngjyrë gri brenda një kohë shumë të shkurtër. Pamja ime e qeshur dhe e ndritshme ishte shndërruar papritur në serioze dhe pa dritë.

U bërtisja fëmijëve, por më dëgjonin ata çfarë u thosha? Ndihesha e lodhur dhe mendoja se  isha duke dështuar si nënë. Më 4 korrik fëmijët shkuan te babai i tyre për të festuar. E vetme shëtita pak dhe pastrova shtëpinë. Pavarësisht se vetëm, në mbrëmje e pyeta babain e fëmijëve të mi se si po kalonin dhe i rrëfeva se më mungonte zhurma.  Kuptova se sado e lodhur të jem dhe sa më shumë të dyshoj se mos ndoshta do të dështoj si një nënë, fëmijët janë e gjithë bota për mua. Kur ata u kthyen në shtëpi, pizhamet e tyre ishin gati. Im bir më pyeti nëse mund të hanim ushqim të gatshëm dhe si rrallëherë pranova. Gjatë rrugës për në kuzhinë ai u kthye dhe më tha: :Ti je mami më e mirë në botë”. Ishte aq e sinqertë dhe e pastër e thënë nga im bir sa lotët më shpërthyen në faqe. Nuk kam qenë nëna më e mirë në botë muajin që kaloi. Isha e lodhur dhe në periudhë mbijetese, por kjo nuk është ajo çfarë djali im pa tek unë. Ai nuk i pa flokët e thinjur dhe të shkatërruar. Nuk i pa lotët e mi në orët e natës tek lutesha të bëhesha një prind i mirë për të vegjlit e mi. Nuk i pa lekët që harxhova dhe as dyshemenë e papastër që duhej larë apo enët në lavaman.  Në fakt, ata shohin një shtëpi ku mund të luajnë, të mësojnë dhe të jenë vetvetja, një vend ku kujdesen për ta dhe ndihen të sigurt. Por më e rëndësishmja, ata më shohin si një person të mrekullueshëm  dhe të bukur sepse mundohem t’u jap më të mirën në jetë.  Ndërkohë që ata janë ende të vegjël për ta kuptuar sakrificën dhe përkushtimin, ata e dinë se gjithmonë është dikush aty, nëna e tyre, që kujdeset për ta. Jo vetëm për gjërat e thjeshta, si veshja e kostumit para se të shkojë në kopsht, por edhe ato të rëndësishmet. Ata shohin një person të fortë  që gjendet aty për çdo problem apo gëzim në rolin e një prindi.

Gëzohuni nëna! Ata e shohin dashurinë! Më e rëndësishmja, ata e ndiejnë!”

Komento
Shperndaje