Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të drejtat e fëmijëve, Shqipëria renditet e fundit në rajon

Të drejtat e fëmijëve, Shqipëria renditet e fundit në rajon
June 30
09:37 2016

Shqipëria renditet në vendin e 59-të ndër 163 shtete të botës referuar Indeksit të të Drejtave të Fëmijëve 2016. Ky është rezultati i studimit të përvitshëm të Fondacionit me të njëjtin emër në bashkëpunim me “Erasmus School of Economics”. Renditja e këtij viti flet për një përmirësim të lehtë duke marrë në konsideratë renditjen në vendin e 63-të një vit më parë.

Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ne renditemi të fundit. Serbia ka performancën më të mirë, duke u renditur e 28-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 30-ta, Mali i Zi i 43-ti dhe Maqedonia e 47-ta.

Listën me të dhënat më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve e kryesojnë vendet si: Norvegjia, Portugalia dhe Islanda. Renditen të fundit në listë: Afganistani, Afrika Qendrore dhe Vanuatu në Oqeanin Paqësor.

Fondacioni “Kids Rights” i bën apel qeverive të ndryshme në botë që të investojnë më tepër për fëmijët në këtë drejtim, pasi buxhetet konsiderohen të pamjaftueshme.

Burimi: Monitor

Komento