Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizuese! Drejtuesit e Lojërave Olimpike trefishojnë kërkesën për kondome dhe kokrra kundër shtatzënisë, arsyeja është kjo…

Surprizuese! Drejtuesit e Lojërave Olimpike trefishojnë kërkesën për kondome dhe kokrra kundër shtatzënisë, arsyeja është kjo…
May 23
15:54 2016

Për Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Brazil, drejtuesit e Këshillit të Sigurisë së Lojërave Olimpike kanë kërkuar 450,000 kondome dhe një numër të madh kokrrash kundër shtatzënive të padëshiruara. Nga 450,000 kondome, 100,000 janë femrash, të cilat do të provohen për herë të parë.

Kjo shifër është tri herë më e madhe se shifra e kërkuar 4 vite më parë në Lojërat Olimpike në Londër. Gjithashtu, 175,000 pako lubrifikant janë kërkuar nga këshilli drejtues, që mendon se këto produkte janë të nevojshme për 10,500 atletët që pritet të vijnë që në qershor, edhe pse Lojërat Olimpike nisin në muajin gusht.

Sipas drejtuesve, siguria e marrëdhënieve seksuale duhet të jetë maksimale në fshatin olimpik, sidomos në Brazil, ku virusi Zika është më i përhapur se kudo tjetër. Duhet rikujtuar se virusi Zika mund të transmetohet nga një mushkonjë, por edhe nga marrëdhëniet seksuale.

Këto produkte do të jenë falas për atletët dhe do të disponohen nga makineri të ndryshme brenda fshatit olimpik.

Shperndaje