Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sulmi i patës”, situata komike që i ka ndodhur një vogëlusheje 5-vjeçare

May 04
18:21 2016

 

...

...
Picture 1 of 2

Stivie dhe Summer janë dy motra 17 dhe 5-vjeçare nga Huston-i. Si në çdo marrëdhënie familjare mes motrash, ekzistojnë uljet dhe ngritjet si dhe momente interesante. Një nga këto “momente” ka ndodhur të dielën e kaluar, kur motrat bashkë me  vëllezërit e tyre shkuan për të parë disa pata në lagje. Stevie dhe Summer ishin më të voglat, kështu që pata u është vërsulur vajzave gjithë zemërim. Gjatë sulmit të patës një fqinj ka fotografuar skenën dhe dikush e ka tërhequr Summer-in nga zona e rrezikshme.

Stivie më vonë kuptoi se ajo ishte një patë egjiptiane. “Summer u sulmua nga një patë sot dhe kjo foto e bërë nga fqinjët tanë më bëri të qesh pa masë”, – ka shkruar 17-vjeçarja në Tëitter. Mes gjithë pëlqimeve dhe komenteve, kishte këndvështrime të ndryshme rreth faktit nëse duhej të qeshnin me incidentin apo të qanin. Fotoja e vogëlushes me patën që i çukit në kokë u bë virale ne internet.

Stivie shkruan se Summer është më mirë tani, por në të ardhmen ndoshta do e mendojë dy herë para se t’u afrohet shpendëve. Ajo mendon që në njëfarë mënyre fotoja e saj, tashmë virale kudo, është diçka argëtuese dhe të gjithë duhet të kenë kujdes dhe të marrin shembull në të ardhmen para se t’i afrohen një pate aq pranë.

Komento