Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i ri: Ne i besojmë partnerët tanë më shumë se sa duhet!

Studimi i ri: Ne i besojmë partnerët tanë më shumë se sa duhet!
August 02
12:22 2016

Shumë njerëz mendojnë se gjëja më e rëndësishme që një marrëdhënie dashurie të jetë e shëndetshme është të besosh plotësisht te partneri. Në fund të fundit, askush nuk do të donte që partneri i tyre të ishte një person që ju bën gjithnjë të dyshoni se ju tradhton.

Por shkencëtarët tani po thonë se shumica prej nesh e tejkalojnë me sasinë e besimit që japim në një marrëdhënie dashurie. Ne jemi të prirur të mendojmë se partnerët tanë nuk tradhtojnë, ndryshe nga partnerët e të tjerëve që na duken tradhtarë.

Psikologët e universitetit të Calgary-t kanë survejuar mbi 200 njerëz të moshës 17-32 vjeç, që kanë  një marrëdhënie të paktën dy vjeçare me partnerin e tyre. Ata iu përgjigjën një pyetësori për sa i përket besimit dhe tradhtisë.

Vetëm 9% e tyre pranuan se kanë tradhtuar më parë dhe sërish vetëm 5% e gjithë pjesëmarrësve ishin të mendimit se partnerët e tyre mund t’i tradhtojnë në një moment të caktuar të lidhjes së tyre.

Përgjigjet e tyre ishin të njëjta edhe nëse ishin të martuar apo thjesht po dilnin me njëri-tjetrit pa e konkretizuar marrëdhënien e tyre në martesë.

90% e intervistuesve ishin të mendimit se do të donin të dinin nëse partneri i tyre i tradhton. Por sërish 7 nga 10 veta pranuan se nuk kishin folur asnjëherë hapur mbi konceptin e tradhtisë. Si do të vepronin po të kapnin një tradhti dhe a kanë tradhtuar në lidhjet e mëparshme?

Ata gjithashtu pranuan se besojnë se partnerët e miqve të tyre tradhtojnë, 70% thanë se kanë qenë ata vetë që i kanë parë partnerët e miqve të tradhtojnë, ndërsa pjesa tjetër mendon kështu për shkak të disa sjelljeve që ata bëjnë.

Pra, shumica prej nesh mendon se partneri ynë është më i besueshmi dhe nuk tradhton. Po sikur të pyesni një herë një mikun/eshën tuaj se çfarë mendon për partnerin tuaj? Me siguri përfundimet do arrini t’i llogarisni vetë! /Blitz.al/

Shperndaje