Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i ri: Çiftet që ndajnë bashkë punët e shtëpisë bëjnë seks më të mirë

Studimi i ri: Çiftet që ndajnë bashkë punët e shtëpisë bëjnë seks më të mirë
June 22
12:45 2016

Nëse partnerja/ri juaj është duke larë enët ndërkohë që jeni shtrirë në kolltuk ka ardhur momenti të ngriheni e ta ndihmoni sepse kënaqësia juaj seksuale varet nga kjo.

Një studim i ri, i cili pritet të publikohet në fletoren zyrtare të “Familja dhe martesa” ka dalë në përfundimin se rëndësia e ndarjes së barabartë të punëve të shtëpisë e bën një çift të kryejë më shumë marrëdhënie seksuale e të fitojë më shumë kënaqësi.

Sharon Sassler, që është edhe drejtuesja e këtij studimi, ka shpjeguar se çiftet që merren vesh aq mirë sa t’i ndajnë punët në një mënyrë të barabartë mes njëri-tjetrit, kanë tendencën të kuptojnë edhe më mirë nevojat seksuale që ata kanë. Sipas eksperimenteve me grupe çiftesh, studimi tregon se çiftet që bëjnë bashkë punët e shtëpisë kryenin marrëdhënie seksuale me një mesatare prej 8.8 herë në muaj.

Ndoshta mesatarja 8.8 herë në muaj nuk duket shumë, por krahasuar me çiftet e tjera që nuk i ndajnë punët me njëri- tjetrin e që kryejnë marrëdhënie seksuale rreth 4 herë në muaj, diferenca është vërtet e konsiderueshme.

Pra nëse doni të përmirësoni jetën tuaj seksuale dhe të keni një marrëdhënie më të mirë me partneren/in, vendosni disa rregulla për ndarjen e punëve të shtëpisë. Gatuani bashkë, pastroni bashkë, bëni pazar bashkë dhe pastaj, epo … ju e dini se ç’duhet të bëni.

Shperndaje