Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i psikologes DePaul: Të qenit beqar/e është më mirë se të qenit i/e martuar

Studimi i psikologes DePaul: Të qenit beqar/e është më mirë se të qenit i/e martuar
August 09
10:25 2016

Pavarësisht se si mund të jetë mendësia e përgjithshme e shoqërisë, të qenit beqar nuk është aspak gjë e keqe, madje për disa njerëz është edhe më mirë sesa të martohesh. Sipas studimeve të fundit, jeta e një beqari ka më shumë avantazhe sesa jeta e një të martuari.

Në prezantimin e Shoqërisë së Psikologëve Amerikanë, psikologia Bella DePaulo, ka treguar se beqarët janë më mirë nga gjendja ekonomike, jetojnë jetë me të qeta dhe janë më të realizuar se të martuarit.

“Ka ardhur koha që beqarët të mos shikohen si të paaftë apo sikur kanë mungesë në jetën e tyre. Beqaria nuk duhet të jetë më një disavantazh i njerëzve apo një arsye për t’i bërë këta të fundit të ndihen në siklet. Duhet kuptuar se nuk ka një formulë të saktë për një jetë të lumtur. Ajo që ka rëndësi dhe çfarë e bën jetën të bukur është që secili të bëjë gjithçka në përputhje me atë që dëshiron, nuk ka rëndësi nëse janë beqarë apo të martuar”, – ka thënë DePaulo.

Psikologia ka theksuar se ka një problem që në konceptimin e beqarëve. Në 814 artikuj që ajo ka lexuar ka parë se sinonimi i fjalës “beqar/e” është “i/e pa martuar” çka e bën edhe më të rëndë presionin e moralit shoqëror te ne, kur për më tepër këto studime kryhen nga akademikë, të cilët supozohet të mos lejojnë të nxjerrin më shumë në pah stereotipat.

Thënë këtë, nëse mendoni se beqaria ju sjell kënaqësi shpirtërore dhe realizoheni profesionalisht më mirë sesa të martuar, nuk ka asgjë për të cilën duhet të ndjeni turp apo të ndiheni të ndrojtur. “Është 2016-a, bëni çfarë të doni, zgjidhni çfarë të doni, mjafton të jeni të lumtur”, – ka përfunduar DePaulo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje