Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Punonjësit në zyrë janë produktivë vetëm 3 ditë të javës

Studimi i fundit: Punonjësit në zyrë janë produktivë vetëm 3 ditë të javës
August 03
11:45 2016

Një studim i ri sapo ka hedhur poshtë diçka që besojmë dhe ndjekim gjithmonë, 8 orë në punë për 6 ditë me radhë në javë. Studiuesit britanikë kanë dalë në përfundimin se punonjësit në zyrë janë produktiv vetëm 3 ditë të javës, ndërkohë që në sezonin e verës vetëm 2 dytë e gjysmë.

Të pyetur nga studiuesit, 2000 punonjës kanë thënë se vetëm 3 ditë të javës ata shkojnë me dëshirë në punë, ndërsa ditët e tjera ata nuk ua shqisin sytë orës.

Ata gjithashtu vunë re se të paktën 15 minuta në ditë të orarit të punës harxhohen duke komunikuar me kolegët ndërkohë që kjo bëhet 40 minuta në ditët kur punonjësit janë të lodhur. Gjithashtu, 14 minuta harxhohen duke kontrolluar llogaritë në rrjete sociale dhe 8 minuta duke përgatitur kafe dhe diçka për të ngrënë. Ndërkohë që në ditët pa produktivitet të lartë këto orare dyfishohen.

E premtja është dita më pak produktive në punë dhe e marta është dita më produktive. Për sa u përket orareve, punonjësit janë më produktiv në orën 10.23 të mëngjesit, ndërkohë që janë më pak produktivë në orën 2:02 të drekës. /Blitz.al/

Shperndaje