Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit: Kur je “single” harxhon 4-fishin e parave që harxhon kur je në një marrëdhënie

Studimi i fundit: Kur je “single” harxhon 4-fishin e parave që harxhon kur je në një marrëdhënie
August 04
18:23 2016

Mesa duket, nuk ka shumë arsye të mira për të qenë beqar. Teksa një nga argumentet kryesore të beqarëve ishte se ata mund të kursejnë më shumë para sesa ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie, një studim ka treguar të kundërtën.

Studimi që u krye me më shumë se 2000 vullnetarë të moshave 18 deri në 30 vjeç tregoi se ata që janë  “single” harxhojnë më shumë se 5.772 paund më tepër se ata që janë në një marrëdhënie.

Beqarët harxhojnë 150 paund në javë, ndërkohë që ata që janë në një marrëdhënie harxhojnë vetëm 39 paund. Ndryshim i madh apo jo?

Tri nga fushat ku harxhojnë më tepër beqarët janë ushqimi i gatshëm, restorantet dhe netët e kaluara në “club”-e. Ata gjithashtu harxhonin shumë edhe për veshje të reja.

Një nga arsyet kryesore se pse ka kaq shumë ndryshim mes tyre është fakti se çiftet zakonisht i ndajnë përgjysmë shpenzimet ndërkohë që beqarët janë të detyruar t’i paguajnë vetëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje