Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: A është kjo arsyeja se pse njerëzit tradhtojnë?

Studim: A është kjo arsyeja se pse njerëzit tradhtojnë?
May 28
15:16 2016

Keni menduar ndonjëherë se si një person që sapo ka kryer një veprim “të keq”,  si për shembull të tradhtojë partnerin, mund të largohet pa pasur asnjë ndjenjë faji?

Mesa duket kjo lidhet me memorien tonë që përjashton detajet, pavarësisht se jo të gjithë aksionin. Interesant është fakti se në raste të tilla, ne nuk kemi aspak problem të kujtojmë gabimet e të tjerëve.

Studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të drejtuar nga Maryam Kouchak i “Northwestern University” e nga Francesca Gina e “Harvard” kanë kryer një sërë eksperimentesh me 2100 pjesëmarrës.

Aktivitetet e kryera përfshinë lojëra dhe shkrime lidhur me kujtimet e sjelljeve të këqija apo të mira të gjithsecilit.

Gjysma e pjesëmarrësve pranuan se kishin tradhtuar në lojë, por kur u pyetën rreth kësaj 2 javë më pas, vetëm 43% e tyre mund të kujtonin detajet e tradhtisë. Pavarësisht kësaj, ata qartësisht sollën në memorie aktivitetet e tjera jo të këqija që kishin kryer.

Nga kjo studiuesit zbuluan se ndërkohë që njerëzit mund të kujtojnë lehtësisht veprimet e mira, sjelljet normale apo kujtimet pozitive në përgjithësi, detajet e aktiviteteve joetike bëhen më të vështira për t’i rimenduar ose fshihen plotësisht nga mendja.

Mungesa e këtyre kujtimeve është cilësuar si “amnezi joetike” dhe shkencëtarët besojnë se kjo gjë shpjegon se pse shumë njerëz vazhdimisht marrin vendime negative.

“Pas sjelljeve të tyre joetike, kujtimet u turbullohen me kalimin e kohës për shkak të shqetësimit psikologjik dhe mosrehatisë, të shkaktuara pikërisht nga veprimet”, – thuhet në studimin e publikuar në “Proceedings of  the National Academy of Science”.

“Amnezia joetike dhe përkeqësimi i të tilla sjelljeve me kalimin e kohës pasohen nga të tjera veprime jo të ndershme në të ardhmen”.

Kjo në fakt mund të shpjegojë arsyen se pse njerëzit që kanë një kod moral pozitiv e shumë rrallë sillen keq mund të bien pre e përsëritjes së veprimeve si tradhtia.

Komento
Etiketimet
Shperndaje