Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandaloze! Mamaja ftonte meshkuj të abuzonin seksualisht me të bijën 10-vjeçare, vajza ndërron jetë

Skandaloze! Mamaja ftonte meshkuj të abuzonin seksualisht me të bijën 10-vjeçare, vajza ndërron jetë
September 15
14:16 2016

Mamaja e një 10-vjeçareje gjendet aktualisht përpara autoriteteve policore pasi ajo sistematikisht ka ftuar meshkuj në shtëpinë e saj të abuzojnë seksualisht me të bijën 10- vjeçare thjesht sepse i pëlqente të shikonte këto skena.

Michelle Mertens i ka rrëfyer policisë se ajo i lidhte kontaktet me këta meshkuj me anë të një faqeje takimesh në internet.

Akoma më skandaloze është se policia e ka gjetur Victoria-n e vogël të vdekur në shtëpinë e saj pasi është rrahur, përdhunuar dhe nën efektin e drogës, nga një mashkull i cili ka abuzuar me të duke pasur leje të plotë nga e ëma.

Ajo është gjetur e vdekur pikërisht në ditën kur festonte 10-vjetorin. Ndërkohë e ëma në polici ka treguar se ajo nuk e bënte këtë gjë për para, por thjesht i pëlqente të shikonte këto pamje.

Pas këtyre deklaratave shokuese pritet që Michelle Mertens dhe të gjithë abuzuesit të marrin dënimin përkatës nga gjykata. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje