Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas shkencës, çifteve që konsumojnë alkool bashkë u ndodh ky fenomen…

Sipas shkencës, çifteve që konsumojnë alkool bashkë u ndodh ky fenomen…
July 20
11:36 2016

Sipas një studimi që është publikuar në Fletoren Zyrtare të Psikologjisë në SHBA, një nga sekretet për të pasur një marrëdhënie të lumtur dhe të gjatë mund të gjendet pikërisht te një aktivitet që ju dhe partneri juaj mund ta neglizhoni ose mund të mos i kushtoni shumë rëndësi.

Ekspertët kanë zbuluar, sipas testeve që kanë bërë, se çiftet mbi moshën 50-vjeçare të cilët kishin krijuar një rutinë ku konsumonin bashkë alkool të paktën një herë në javë, ishin shumë më të lumtur me marrëdhënien e tyre sesa pjesa tjetër që nuk e shikonte si të rëndësishëm këtë aktivitet.

Studiuesit vëzhguan mbi 4000 çifte të martuar të cilët kanë qenë bashkë në një mesatare prej 33 vitesh, për të kuptuar se si alkooli ndikon në lumturinë e marrëdhënies së tyre.

Suksesi qëndronte në çiftet të cilët pranuan se konsumonin alkool bashkë 2 deri në 3 herë në muaj. Pra është mjaft e lehtë, nëse doni të rregulloni harmoninë e marrëdhënies tuaj thjesht përpiquni që të kryeni një aktivitet së bashku që ju të dy e pëlqeni dhe mund të përfitoni prej tij. Bëjeni rregull të dilni vetëm për vetëm me partnerin 2 fundjava të muajit për të konsumuar alkool, do të shikoni se do të ndiheni më pranë njëri tjetrit dhe sigurisht më të lumtur.

Komento
Shperndaje