Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shteti Britanik ndan nënën nga fëmija, i refuzon vizën pasi s’ka të ardhura të mjaftueshme

April 07
12:23 2016

000

Një nënë ka rrëfyer se i duhej të largohej nga vendi pasi kërkesa e saj për vizë iu refuzua, për shkak se bashkëshorti i saj britanik nuk fitonte mjaftueshëm të ardhura. Amerikania Katy James dhe burri i saj britanik Dominik, u shpërngulën në Britaninë e Madhe me vajzën e tyre dy vjeçare Madeleine vitin e kaluar. Por familja do të ndahet pasi shteti i ka refuzuar vizën bashkëshortes. Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, bashkëshorti britanik duhet të ketë fonde në dispozicion ekuivalente me një minimum të ardhurash vjetore bruto prej 18 mijë £ e cila rritet në vlerën prej 22 mijë për familjet me fëmijë. Qeveria thotë se rregulli rreth të ardhurave minimale është për të parandaluar bashkëshortët e pakualifikuar në profesion që vijnë në Britani dhe bëhen të varur nga shteti.

James është një muzikant në profesion, e ka fituar më pak se çmimi dysheme që ka vënë shteti dhe kështu familjes tani i duhet të përballet me ndarjen. Ata janë duke planifikuar për të apeluar vendimin, por procesi mund të zgjasë deri në një vit.

Çifti është njohur nëpërmjet internetit në vitin 2005. James shkoi në Amerikë për të kaluar tre muaj me të dashurën e tij para se çifti të finalizonte marrdhënien në një dasmë në vitin 2006. Për një periudhë kohore prej tri vitesh ata kanë jetuar në Edinburg deri kur Katy përfitoi një vizë nga dokumentat e bashkëshortit. Vajza e tyre lindi në vitn 2013. Çifti ka pasur një sërë vendbanimesh që atëherë pasi janë transferuar disa herë nga Seattle në Edinburg. Duke mos patur fat në jetën në Shtet e Bashkuara, ata u shpërngulën në Eastbourne në gusht të 2015 , në vendlindjen e James.

“ Jeta jonë ka qenë nën presion që në momentin e aplikimit të vizës, por kurrë nuk e merrnim me mend se ajo do të refuzohej. Verdikti i tyre është një goditje e madhe për ne dhe do të ndikojë veçanërisht në jetën e vajzës sime”, ka thënë muzikanti.  James ka vendosur një peticion online duke i bërë thirrje kryeministrit David Cameron për të ndërhyrë dhe për të lejuar familjen të qëndrojnë së bashku në Britani të Madhe.

Një zëdhënës i Home Office ka thënë: “Të gjitha kërkesat janë konsideruar në meritat e tyre individuale dhe në përputhje me rregullat e emigracionit. Do të flas me ministrin e emigracionit pasi kjo është një situatë shumë tronditëse për një familje me një fëmijë të vogël dhe unë shpresoj se ai do të veprojë shpejt në mënyrë që Katy të mund të qëndrojë në Britani të Madhe.”

Komento
Shperndaje