Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese! Sipas studimit, ¾ e prindërve kanë një ndjenjë urrejtjeje për fëmijët e tjerë

Shokuese! Sipas studimit, ¾ e prindërve kanë një ndjenjë urrejtjeje për fëmijët e tjerë
July 28
11:16 2016

Fëmija juaj është i edukuar, i zgjuar dhe tepër argëtues. Të gjithë fëmijët e tjerë ju duken që në fillim të mërzitshëm, bezdisës dhe bëjnë shumë zhurmë.

Logjikisht kjo nuk bën sens, por në të vërtetë të gjithë prindërit e dinë se kjo është ajo çka mendojnë, mbase edhe pa dashur dhe pa një qëllim të caktuar, thjesht ndodh!

Nëse ndiheni keq për faktin se në fshehtësi ju nuk i pëlqeni aspak fëmijët e tjerë, mos u stresoni, pasi nuk jeni të vetmit. Sipas një studimi të “Voucher Codes Pro” me prindërit e Britanisë së Madhe, ¾ e prindërve jo vetëm që nuk i pëlqejnë fëmijët e tjerë, por kanë tendencën mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të shoqërohen apo të luajnë me fëmijët që atyre u duken të bezdisshëm.

Në 4467 prindër të intervistuar, të cilët ishin të moshës 20-40 vjeç dhe që të gjithë kishin fëmijë nën moshën 16-vjeçare, treçereku i tyre u përgjigjën se fëmijët e tjerë u duken më pak të sjellshëm, më pak të zgjuar dhe shumë më të zhurmshëm se fëmijët e tyre.

Thënë këtë, mos u ndjeni më aq keq kur mendoni se fëmija i mikeshës tuaj të ngushtë është një fëmijë i pabindur dhe që nuk do të donit të kishit një fëmijë të tillë, sepse mundësitë janë që edhe mikesha juaj e ngushtë mendon të njëjtën gjë për fëmijën tuaj…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje