Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët zbulojnë se çfarë na bën të sillemi mirë apo keq

Shkencëtarët zbulojnë se çfarë na bën të sillemi mirë apo keq
June 28
14:20 2016

Çfarë na bën të mirë ose të këqij? Ka të bëjë vendi se ku rritemi dhe me çfarë rrethohemi? Fëmijëria jonë? Apo diçka që lidhet me gjenet tona?

Universiteti “Exeter” ka mbledhur një grup shkencëtarësh të cilët kanë krijuar një model matematikor që tregon se si disa individë kanë lindur me gjene për të qenë të mirë dhe si disa të tjerë kanë lindur me gjene për të qenë problematikë në shoqëri. Arsyeja kryesore se pse është ndërmarrë kjo iniciativë ka qenë për të kuptuar më mirë evolucionin e shoqërisë.

Ajo çfarë kanë gjetur deri tani është fakti se gjenetikisht disa persona kanë lindur të tillë, që e nënvlerësojnë veten e tyre. Shembulli i parë që e vërteton këtë janë bletët. Bletët vetësakrifikohen për bletën mbretëreshë dhe e bëjnë këtë me vetëdije. Ato e njohin këtë si ligj të pashkruar sepse janë formuar gjenetikisht të tilla.

Ka disa lloje variante gjenetike të cilat lidhen drejtpërdrejt me pjesë të karakterit tonë dhe kjo varion midis specieve. Te kafshët është më e dukshme, por studimi ka zbuluar se e njëjta gjë mund të funksionojë edhe me njerëzit për sa u përket disa aspekteve.

Studimi nuk ka dalë ende në rezultate përfundimtare por duke qenë se është drejt fundit paraprakisht mund të themi se edhe mënyra se si sillemi më vonë në shoqëri ndikohet nga gjenet tona.

Shperndaje