Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sexting” nuk është një lojë adoleshentësh, kallëzojeni në polici!

“Sexting” nuk është një lojë adoleshentësh, kallëzojeni në polici!
August 02
20:30 2016

Të dërguarit apo të marrit fotografi që përmbajnë material seksual konsiderohet një akt i dënueshëm kriminal. Por fakti që këtë koncept ne e quajmë “sexting” duket se adoleshentët e kanë marrë si lojë mes tyre dhe nuk e marrin shumë seriozisht.

Sipas një studimi të fundit, “sexting” është për prindërit e adoleshentëve më shqetësues se sa duhanpirja apo alkooli. 78% e tyre janë të shqetësuar mbi këtë fenomen, ndërkohë që 9 nga 10 prindër besojnë se duhet të ketë më tepër leksione edukuese lidhur me “sexting”.

Shumica e vajzave adoleshente u dërgojnë të dashurve të tyre foto provokuese të trupit, pa menduar se kjo mund të kthehet në diçka të rrezikshme nëse ata e përhapin në rrjetin e internetit. Por të gjithë duhet të jenë në dijeni se ekziston një ligj i cili thotë qartë se nëse këto fotografi apo video me përmbajtje seksuale dërgohen nën moshën 18-vjeçare, këta të mitur ndiqen penalisht. Ndërkohë që për sa u përket të rriturve ata mund të kallëzojnë vetë në polici raste shantazhesh apo dëmesh të imazhit kur shkak bëhet “sexting”.

Problemi qëndron se një pjesë e mirë e prindërve dhe mësuesve, edhe në rastet që i kapin fëmijët apo adoleshentët duke dërguar të tilla fotografi apo video mes njëri-tjetrit, kanë tendencën ta quajnë diçka normale, diçka që i përket moshës sw tyre dhe jo të rrezikshme për të pasur një ndëshkim.

Ne duhet të fillojmë ta konsiderojmë “sexting” si krim, ashtu siç në fakt është në të vërtet. Thënë këtë, në momentin që kapim një rast të “sexting” duhet raportuar në polici njësoj siç bëjmë për çdo krim tjetër. Gjithashtu institucionet edukuese duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të trajtuar “sexting” si krim dhe për t’i informuar të rinjtë për pasojat e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje