Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Seksizmi në punë” – Punonjësit meshkuj mbajnë kalendar për periodat e kolegeve të tyre

“Seksizmi në punë” – Punonjësit meshkuj mbajnë kalendar për periodat e kolegeve të tyre
September 04
13:55 2016

Ka bërë bujë në rrjetet sociale fakti se meshkujt janë vazhdimisht duke kërkuar zgjidhje për të kuptuar se kur femrat me të cilat ata kalojnë një pjesë të mirë të ditës, janë me perioda, në mënyrë që të dinë të sillen më me delikatesë me to pikërisht në këto ditë. Kjo është vënë re sidomos në mjedise pune. Por jo vetëm kaq, sipas një inevestigimi të “news.com.au” është raportuar se shumë punonjës meshkuj janë duke instaluar aplikacione në celularët e tyre për të mbajtur kalendarin menstrual të kolegeve të tyre femra.

Sipas këtyre meshkujve, kur ata dinë datat e sakta se kur koleget femra janë me perioda, është më e lehtë për ta të mos hapin debate apo të sillen më me kujdes duke ditur se në këto ditë specifike, si pasojë e crregullimeve hormonale, femrat janë më të ndjeshme.

Mirëpo kjo ka ngjallur një debat vërtet të ashpër në rrjetet sociale pasi janë punonjëset femra të cilat janë ndjerë të ofenduara nga ky veprim duke thënë se meshkujt nuk kanë arsye të ruhen prej tyre kur ato janë me perioda, njësoj si të kishin ndonjë çregullim mendor. Sipas tyre, periodat nuk duhet t’i diferencojnë ato në mjedise pune apo t’i bëjnë kolegët e tyre meshkuj të kenë dy standarte sjelljeje.

“Kur femrat janë me perioda, ato nuk janë irracionale dhe as monstra të rrezikshme gati për të shpërthyer edhe për gjërat më të vogla. Sigurisht që mund të ndodhë të jenë pak më të ndjeshme por është diçka me të cilën ato janë mësuar tashmë dhe nuk është e nevojshme të nxirret në pah si një disavantazh i tyre…” – ka thënë psikologia Alen Dix. /Blitz.al/

Shperndaje