Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samiti Rinor i NATO-s në Tiranë, një mundësi për të gjithë të rinjtë

March 09
13:56 2017

Youth Development Group do të organizojë një event të quajtur Samiti Rinor i NATO-s i cili do të zhvillohet më datat 7-10 maj në Tiranë nisur edhe nga data 9 maj që është dita e Europës.

Për herë të parë, Youth Development Group-YDG është krijuar në vitin 2016 dhe është një organizatë ndërkombëtare jo fitimprurëse, e cila ka për qëllim kryesor t’u ofrojë të rinjve një platformë për të shkëmbyer, zhvilluar idetë si dhe për të punuar për zhvillimin sa më të qëndrueshëm të tyre. Qëllimi i tyre është të punojnë mbi fusha të ndryshme si arsimi, mjedisi, sipërmarrja dhe shkëmbimi kulturor për të nxitur shkëmbimin e ideve dhe të informacionit dhe për të zhvilluar një “ushtri” të fortë të të rinjve, të cilët do të punojnë për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.

 

Ky event do të jetë një simulim i NATO-s që organizohet çdo vit, por me pjesëmarrës të rinj e te reja jo vetëm nga Europa, por nga e gjithë bota.

Ky event, ky samit rinor, asnjëherë nuk është organizuar në këtë format, në këtë nivel ndërkombëtar por në vendet në të cilat është organizuar më parë, si në Zvicër në 2014-n, ka qenë në nivel kombëtar. Po kështu edhe në Kanada disa vite më parë. Pjesë e stafit që organizon samitin e të rinjve  janë edhe të huaj që kanë punuar në kabinetin e ish-presidentit Obama.  Ky samit do të jetë me 28 delegacione, aq sa është edhe numri i vendeve anëtare të NATO-s dhe për çdo delegacion do të jenë 3 delegatë, pra në total do të jenë 84 delegatë.

Përpos samitit është menduar të organizohet edhe një turne në Lezhë, më saktë në Gjadër, duke marrë parasysh partneritetin që Gjadra ka pasur me NATO-n gjatë luftës së Kosovës si dhe ka strehuar këta të fundit. Organizatorët janë shprehur se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të shkëmbejnë ide dhe të prezantohen dhe fitojnë nga eksperienca e delegatëve të huaj. /Blitz.al/

Shperndaje