Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa kohë ju duhet saktësisht për të marrë veten nga një ndarje?

Sa kohë ju duhet saktësisht për të marrë veten nga një ndarje?
July 20
12:08 2016

Ekziston një ide e përgjithshme kudo në botë se koha që ju duhet të kaloni për të marrë veten pas një ndarjeje është aq sa ju duhet të nisni një tjetër marrëdhënie.

Por në fakt, sipas psikologes Paulette Sherman kjo nuk është e vërtetë. Ajo ka thënë se, edhe pse nuk ekziston një kohë fikse apo shumë e prerë në lidhje me këtë çështje sepse ndryshon në persona të ndryshëm, në përgjithësi nga vëzhgimet që ajo ka bërë thuhet se çdokujt i mjafton një muaj për të larguar pjesën e lëndimit dhe vetmisë.

Por ajo çka ka theksuar Sherman është fakti se më shumë se sa te koha, ata që ndahen duhet të fokusohen te mënyra se si e mendojnë ndarjen. Thënë këtë, nëse ju vazhdoni pambarimisht të pini alkool, të qani duke dëgjuar këngë romantike dhe të rishikoni vazhdimisht fotografitë e dikurshme, një muaj nuk do të jetë i mjaftueshëm.

“Nuk keni pse t’i impononi vetes një mërzitje akoma më të madhe nga se ndjetë kur u ndatë. Mos shtoni dozat e nostalgjisë, mallit, sepse ato nuk do t’ju çojnë kurrkund. Duhet të keni besim te vetja dhe të riktheni jetën që keni pasur përpara se të njihnit personin me të cilin e përfunduat marrëdhënien”, – ka përfunduar ajo.

Shperndaje