Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Kryeministri Rama: “Kjo shuplakë më ka dhënë forcë!”

Rrëfehet Kryeministri Rama: “Kjo shuplakë më ka dhënë forcë!”
July 20
22:08 2016

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe nga herët e tjera për revistën “Mapo”. I zhveshur nga përgjegjësitë politike dhe aspiratat për drejtimin e vendit, ai ka rrëfyer sinqerisht pjesë të jetës së tij. Për Ramën arti, sporti, mësimdhënia dhe publicistika janë disa nga komponentët më të rëndësishëm që përbëjnë jetën e tij.

Teksa flet për pikturat e tij të para, Kryeministri ka thënë se fatkeqsisht edhe pse ka pikturuar shumë gjithçka i ka humbur pasi ai vetë nuk është një ruajtës i mirë i sendeve. “Jam një katastrofë ambulante për sa i takon ruajtjes së sendeve, lidhja ime me botën materiale ka qenë gjithnjë shumë e dobët. Aq e vërtetë është kjo sa, nëse Linda s’do të kishte ardhur në jetën time, për të vënë me forcën e saj të qetë bindëse ca pika mbi “i”, unë zor se do të jetoja ndonjëherë në një shtëpi që të ishte imja.” – ka thënë ai.

Ndërkohë që më tej, Rama ka treguar se prindërit nuk kanë dashur që ai të shkojë në Liceun Artistik pasi ata kanë menduar se është shumë herët që një adoleshent të merrte një drejtim. Ai madje ka treguar se dhe ka qarë për ti bindur që ta shkojë në Lice. “Fitoi kokrra e lotit tim në një betejë jo të shkurtër, e cila mesa duket i bindi prindërit se po kërkoja me këmbëngulje thjesht fatin e artistit brenda meje…” – ka rrëfyer Rama.

Pastaj mes humorit dhe batutës ai ka treguar se në fakt vendi ku pikturonte ishte banjoja dhe këtë e quante si studion e tij. Prindërit nuk e lejonin të bënte pis me bojëra shtëpinë ndaj ai nuk kishte mundësi tjetër.

Më pas, pa modesi, Rama ka treguar se sa krenar ndihet për periudhën kur ishte Kryebashkiak dhe për faktin se i shtroi Tiranës ngjyrat. “Po të jetoja sot me leksione nëpër botë mbi atë histori të veçantë, duke shkuar ku më ftojnë çdo vit për ta treguar në aula universitare apo konferenca ndërkombëtare, të ardhurat e mia vjetore do të ishin shumë më të larta se ato nga rroga e kryeministrit…” – ka treguar vetë ai.

Sërish me doza humori përsa i përket faktit që Rama pikturon kudo, edhe në zyrën e Kryeministrisë, pra nuk kufizohet vetëm në një studio pikture ai ka thënë: “Jo, nëse do të shkoja në studio për të pikturuar në vetmi me siguri do isha “kaps’! Haaah, më doli vetë kjo fjalë e harruar që e përdornim shumë në kohën e vjetër të Liceut e Akademisë, për t’u tallur me veten apo me tjetrin kur nuk ecte puna mbi telajo…”

E në fund Rama e mbyll rrëfimin e tij me një çast shumë të veçantë. Kur gazetarja e pyet se cili ka qenë një moment që i ka dhënë forcë e që shkatërron çdo dhimbje e çdo kujtim të hidhur, ai përgjigjet: “Shuplaka e parë që kam ngrënë nga Zaho!”

 

Komento
Shperndaje