Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet amerikani që u bë pjesë e ISIS-it: Ja pse u largova dhe u bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes!

Rrëfehet amerikani që u bë pjesë e ISIS-it: Ja pse u largova dhe u bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes!
May 20
11:24 2016

Ai la Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar ISIS-it dhe më pas u shkëput pas 5 muajsh. Tani që ka lënë gjithçka pas, ka treguar detaje të këtij rrugëtimi në zemër të terrorit dhe kaosit, duke lajmëruar edhe të tjerët të mos bëjnë të njëjtin gabim.

“Erdhi një pikë që nuk mundesha më. Gjithë ato koka të prera të vendosura nëpër gropa të mëdha”, – tha 27-vjeçari.

Ai ka treguar se  fillimisht kishte mbledhur të gjitha kursimet e veta, pasi kishte ndjekur me vëmendje aktivitetin e ISIS-it nëpër rrjete sociale dhe kishte marrë një biletë avioni për në Turqi. Që prej këtij momenti për të nisi një tjetër jetë.

Pasi përshkroi me imtësi gjithë terrorin, dhunën dhe masakrat që terroristët e ISIS-it planifikonin, djali 27-vjeçar vendosi që me mundim të heqë dorë përfundimisht, edhe nëse kjo do të kishte pasoja tek ai.

“ISIS nuk do të përhapë fenë islame në botë, ata nuk janë duke bërë këtë gjë dhe është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë. Unë nuk do të rresht së thëni këtë gjë derisa të vdes”, – ka thënë ai.

Megjithatë, edhe pse i penduar, Mo nuk mund të shpëtojë pa u arrestuar për aktin që ka bërë më parë. Sipas FBI-së, për të tilla raste dënimi shkon nga 10 deri në 25 vite por do të jetë më i lehtë për 27-vjeçarin, sepse ky i fundit ka dhënë informacione shumë të rëndësishme për mënyrën se si organizohet ISIS.

“Njerëzit akoma nuk e kuptojnë se çfarë tmerri është t’i bashkohesh atij grupi. Ka qenë vendimi më i keq i jetës time dhe po përpiqem ta rikuperoj këtë turp duke ndihmuar me sa kam mundësi për të treguar çka unë kuptova dhe mësova gjatë qëndrimit tim atje”, – ka përfunduar Mo.

Shperndaje