Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti i fundit ndez alarmin: Njerëzit po zgjedhin edukimin dhe karrierën përpara familjes dhe fëmijëve!

Raporti i fundit ndez alarmin: Njerëzit po zgjedhin edukimin dhe karrierën përpara familjes dhe fëmijëve!
April 23
09:44 2017

Ajo që kemi qenë duke diskutuar prej vitesh, më në fund është vërtetuar shkencërisht nga një studim i detajuar i një strukture të Departamentit të Shtetit Amerikan. Të rriturit sot po zgjedhin të vazhdojnë studimet dhe të merren me karrierën e tyre duke lënë pas idenë e të martuarit apo të pasurit fëmijë.

Studimi është kryer për 20 vite me radhë për të dalë në këtë përfundim dhe sipas ekspertëve në moshën 45-vjeçare vetëm 8 nga 10 të rritur janë duke krijuar familje dhe duke pasur fëmijë të vegjël. Me ndryshimin e prioriteteve ka ndryshuar edhe koncepti mbi dashurinë dhe lidhjet romantike. Të intervistuarit kanë thënë se të qenit i dashuruar që në moshë të re të bën të vuash për të krijuar familje kur nuk ke shumë të ardhura ndaj dhe ata preferojnë të vazhdojnë shkollimin për të qenë më mirë ekonomikisht dhe më vonë për të menduar rreth familjes. /Blitz.al/

Shperndaje