Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Puthja e Papës shëron vajzën e vogël që vuante nga tumori

June 01
12:23 2016

...

...
Picture 1 of 1

Vetëm dy muaj pas lindjes, vogëlushja Gianna Masciantonio u diagnostikua me tumor në tru. Doktorët dhe familjarët nuk kishin më shpresa se mund të vinte një moment që vajza e vogël të shërohej.

Një ditë pas ditëlindjes së parë të Gianna-s, një familjar i saj, që punonte për FBI-në, bëri të mundur një takim mes familjes së vogëlushes dhe Papës. Shkëlqesia e tij jo vetëm që pranoi ta takonte familjen, por edhe mori informacion më të detajuar për rastin e vajzës së vogël. Gjatë vizitës, Papa i dha një puthje Gianna-s pranë vendit ku doktorët kishin vënë re masën tumorale.

Dy muaj më pas këtij momenti, në analizat e ardhshme u vu re, për habi të të gjithëve, se masa tumorale nuk ishte më aty dhe Gianna është shumë pranë një rikuperimi total.

Vetë Papa, pasi mori vesh lajmin e gëzuar, firmosi një portret ku ai ishte fotografuar duke puthur vogëlushen dhe e ruan tanimë si një kujtim të veçantë.

Komento
Shperndaje