Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse ISIS vret dhe masakron edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit?

Pse ISIS vret dhe masakron edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit?
July 05
11:17 2016

Më shumë se 160 njerëz vdiqën të dielën në një sulm të Shtetit Islamik në Bagdad dhe më shumë se 300 njerëz kanë vdekur në 8 sulme të ndryshme nëpër botë, duke përfshirë edhe atë të aeroportit të Stambollit. Gjithsesi, pyetja mbetet sërish: Si ka mundësi që të gjitha këto sulme ndodhën pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit duke qenë se vetë pjesëtarët e ISIS-it pretendojnë se janë myslimanë të devotshëm?

Ramazani është njohur gjithmonë si muaji më i shenjtë e më spiritual në kalendarin mysliman dhe supozohet që lufta të mos pranohet në asnjë mënyrë në këtë muaj. Por sipas një kapitulli të Kuranit, në Siri është interpretuar se ky muaj quhet edhe muaji i pushtimeve për të treguar dominancën e kulturës myslimane dhe devotshmërisë ndaj Allahut.

Në fakt, ky konstatim i sirianëve vjen nga historia islamike. Thuhet se në vitin 624 vetë profeti Muhamed i ka dhënë rrogën e parë një xhihadisti pikërisht në muajin e Ramazanit. Edhe Meka është pushtuar pikërisht në muajin e Ramazanit 8 vite më vonë nga momenti që profeti Muhamed i dha rrogën xhihadistit.

Sigurisht që këto ngjarje kanë pasur kontekstin e tyre, por ekstremistët islamikë në ditët e sotme (ISIS) preferojnë t’i interpretojnë këto momente në favorin e luftës së tyre terroriste. Të devotshmit e islamit nuk mendojnë të kryejnë ndonjë akt të tillë në muajin e shenjtë, pavarësisht disa detajeve të historisë që mund të tregojnë të kundërtën. Kështu që, në fund sërish mbetemi te një përgjigje e vetme: interpretimi i librit të shenjtë është arsyeja kryesore se pse ndahen në mendësi myslimanët mes tyre.

 

Komento
Shperndaje