Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse disa fëmijë ushtrojnë bullizmin mbi fëmijët e tjerë?

Pse disa fëmijë ushtrojnë bullizmin mbi fëmijët e tjerë?
October 06
13:31 2016

Ju mund të jeni një nga ata prindër që gjatë një dite në punë ju telefonojnë dhe ju thonë se ka ndodhur një incident në shkollë në të cilin është përfshirë edhe fëmija juaj dhe se duhet të niseni menjëherë për në zyrën e drejtorit të shkollës.

Ju shkoni me vrap për në shkollë me 100 skenarë të krijuar në kokë të tipit: “Fëmija im është lënduar”; “Fëmija im është pre e bullizmit” etj. si këto. Por menjëherë pasi shkoni atje kuptoni se në fakt është fëmija juaj ai që ka ushtruar bullizëm mbi fëmijët e tjera.

Por si mund të ndodhë kjo? Çfarë e bën një fëmijë të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht fëmijët e tjerë? Psikologët kanë mbledhur fakte dhe kanë arritur në një konkluzion se janë 4 arsye dhe situata kryesore që e bëjnë një fëmijë të sillet keq me fëmijët e tjerë.

  1. Siç bën prindi, ashtu bën edhe fëmija

Fëmijët kopjojnë modelin që kanë në shtëpi. Nëse një fëmijë është pre e bullizmit nga prindërit e tij apo është abuzuar me të në shtëpi, atëherë ky fëmijë ka prirjen të imitojë këtë sjellje në shkollë.

  1. Fëmijët e pafuqishëm

Shpesh ndodh që një fëmijë që nuk ka fuqinë e argumentit në shtëpi të kthehet në fëmijën që dhunon fëmijët e tjerë në shkollë. Ky fëmijë e akumulon të gjithë dhunën psikologjike apo fizike që i bëhet në shtëpi dhe përfiton ndaj më të vegjëlve në shkollë.

  1. Fëmijët e anashkaluar

Fëmijët që ndihen gati të padukshëm në shtëpi dhe prindërit nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. Nëse nuk marrin dashuri dhe përkujdesje në shtëpi, ata ndihen të pavlerësuar dhe do të kërkojnë vëmendje në shkollë duke u bërë epiqendra e vëmendjes kur abuzojnë mbi fëmijët e tjerë.

  1. Fëmijët e përkëdhelur

Fëmijët që gjithmonë e marrin atë që dëshirojnë nga prindërit dhe janë llastuar që në vitet e para të jetës mendojnë se kanë fuqi dhe të drejtë mbi çdokënd. Ata madje mendojnë se kanë të drejtë të dhunojnë fëmijët e tjerë nëse e shohin të arsyeshme.

  1. Fëmijët që kanë mungesë empatie

Ky është rasti i veçantë kur edhe fëmijët që vijnë nga familje shumë të mira, me përkujdesje shumë të mirë nga prindërit, sërish abuzojnë me fëmijët e tjerë. Këta janë fëmijët që kanë mungesë empatie, kanë dëshirë të jenë liderë, të dominojnë dhe janë aq posesivë sa fuqia është arma e tyre e vetme.

Është me rëndësi të theksojmë se edhe fëmijët që ushtrojnë bullizmin mbi të tjerët sërish mbeten fëmijë. Ata po e bëjnë këtë gjë për një arsye të caktuar, ndaj të rriturit duhet t’i ndihmojnë dhe jo t’i injorojnë.

Shperndaje